Lajme
BQK: Gjatë 2020-ës, rreth 900 milionë euro remitenca
Vlera e përgjithshme e parave të qytetarëve me prejardhje nga Kosova që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit të kaluar ka arritur në rreth 900 milionë euro, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se vlerat më të larta, sipas Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, kanë qenë në muajin maj me 104 milionë euro dhe në muajin tetor të vitit 2020, me 99.4 milionë euro. Kurse në vitin 2019 shuma e remitencave ka qenë 851 milionë euro.
Lirim Krasniqi, hulumtues dhe analist i politikave në organizatën “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë për Radion Evropa e Lirë se remitencat përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.
“Këto mjete luajnë një element të rëndësishëm të mirëmbajtjes së ekonomisë së Kosovës, por edhe ruajtjes së paqes sociale, pasi remitencat përbëjnë 15 për qind të Bruto Produktit Vendor. Përveç remitencave, diaspora dërgon para edhe përmes kanaleve tjera joformale”, thekson Krasniqi.
Po ashtu, Krasniqi thotë se shumica e mjeteve financiare të dërguara nga qytetarët e Kosovës, që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shpenzohen për konsum.
“Dhe fatkeqësia e kësaj është se këto mjete, prapë dalin jashtë Kosovës, pasi shumica e produkteve të konsumit ditor importohen në Kosovë nga shtete të ndryshme”, shton ai.
Përveç remitencave, qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, kanë dërguar mjete edhe në buxhetin e Kosovës në mënyrë që të ndihmojë Qeverinë e Kosovës për ta luftuar pandeminë COVID- 19. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën














