Lajme
Ndeshja Kosovë-Spanjë, flet ministri i Jashtëm spanjoll
Rruga për në Kupën e Botës 2022 ka vendosur përballë njëra-tjetrës Kosovën dhe Spanjën.
Spanja është njëra nga vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ishte raportuar se kjo mund të çojë në një konflikt diplomatik po që ministri i Jashtëm i Spanjës, Arancha González Laya, e ka hedhur poshtë, transmeton KosovaPress, përcjell Albinfo.ch.
“Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në turne në të cilat merr pjesë Kosova. Në këtë mënyrë, pozicioni zyrtar i Qeverisë së vendit tonë përballë kësaj situate delikate ishte i qartë, duke diferencuar çështjen e sportit nga politika”, tha ai.
Laya ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet me rregullat e FIFA-s, të cilat nuk duhet të përkojnë me ato të së drejtës ndërkombëtare.
Duke parë të gjitha këto zhvillime, gazeta spanjolle “Marca” thotë se ndeshja Spanjë – Kosovë pritet të zhvillohet në Madrid edhe pse diskutimet rreth kësaj çështje janë dukë u zhvilluar edhe më tutje.
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













