Lajme
Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Babai vret djalin e tij, vetëdorëzohet në Polici
Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij. Tashmë i arrestuar si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Por cilat dyshohet se janë motivet që çuan drejt vrasjes?
Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson indeksonline. Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.
“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.
Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti”, konfirmon policia për Gazetën Express, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht














