Lajme
Nga 130 mijë aplikacione nga diaspora, 46 mijë janë aprovuar
Nga telefonatat që KQZ-ja i ka realizuar për verifikim, sipas Elezit, 51 persona kanë thënë se nuk janë personat konkretë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se shërbimi votues është duke vazhduar punën intensive me regjistrimin dhe verifikimin e aplikacioneve të pranuara.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se deri sot në sistem janë futur 130 mijë aplikacione për regjistrim, kurse prej tyre janë aprovuar rreth 46 mijë.
Tutje ai ka thënë se sipas të dhënave nga shërbimi votues janë edhe 27 mijë e-maila të pahapura. Elezi ka shtuar se të gjithë qytetarët të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës, do të mundet të votojnë përmes postës duke filluar nga 2 shkurt, raporton rtv 21, përcjell Albinfo.ch.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt.
Gjithashtu, sipas Elezit, nga telefonatat që KQZ-ja i ka realizuar për verifikim, 51 persona kanë thënë se nuk janë personat konkretë.
“Pra, nuk e kanë emrin, mbiemrin, datën e lindjes dhe shtetin, sikurse në të dhënat nga aplikacioni për regjistrim ose kanë deklaruar se nuk kanë aplikuar fare për regjistrim për të votuar përmes postës”, theksoi Elezi.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












