Lajme
Rreziku më i lartë i ortekëve është në Valais, Goms, Zermatt dhe Rhône
Rreziku i ortekut ishte në nivelin e dytë më të lartë në pjesën më të madhe të Alpeve të Zvicrës pas borës së madhe, transmeton albinfo.ch.
Reshjet e mëdha të borës mund të “rrisin ndjeshëm” rrezikun e ortekëve në të gjitha rajonet e Zvicrës, sipas Buletinit të ortekut zviceran.
Për shkak të reshjeve të mëdha të borës në ditët e fundit dhe më shumë që pritet deri në fundjavë, lëshohet një paralajmërim i ortekut në vendet si Valais, Goms, Zermatt dhe Rhône, transmeton albinfo.ch.
Sipas autoriteteve kantonale të Valais, niveli aktual i rrezikut nga orteku është midis 4 dhe 5, që do të thotë ‘i lartë’ deri në “skajshmëri’.
Disa zona veçanërisht të kërcënuara mund të evakuohen, thanë autoritetet.
Njerëzit që planifikojnë të shkojnë për ski në Valais gjatë ditëve të ardhshme, duhet të kontrollojnë kushtet e borës dhe paralajmërimet e ortekut në vend, veçanërisht pasi shumë rrugë, kryesisht në Valais të Epërme, janë të prera dhe një numër fshatrash në Luginën e Goms, Lötschental dhe Zermatt, rajoni nuk është më i arritshëm me rrugë ose tren. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26














