Lajme
Sot, dita e fundit e aprovimit të aplikimeve për votat nga diaspora
KQZ-ja edhe sot vazhdon të aprovojë aplikime nga diaspora
Sot është dita e fundit nga KQZ-ja për të aprovuar aplikimet për votim nga e mbarë diapora, shkruan albinfo.ch.
Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë shifrat për votuesit e regjistruar deri më tani dhe ata që janë verifikuar.
Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”.
Kryeshef Ekzekutiv i këtij institucioni, Burim Ahmetaj, ka thënë se nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është dashur që deri më 27 janar t’i ketë përfunduar procedurat e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, sipas planit operacional për zgjedhjet e 14 shkurtit. Por Burim Ahmetaj, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se pret që këto procedura të përmbyllen të dielën.
“Konsiderojmë që shumë shpejt do t’i përmbyllim këto afate në mënyrë që potencialisht të dielën t’u japim mundësi atyre që nuk e konfirmojnë përmes telefonit, apo nuk kemi mundur t’u qasemi përmes telefonit t’i japim të paktën një periudhë ku ata mund të na thërrasin neve në telefon me qëllim të konfirmimit”, ka thënë ai.
Ai në mbledhjen e KQZ-së ka treguar se nga qendra e thirrjeve janë realizuar 48, 712 thirrje deri më tani dhe se nga kjo shifër 41,131 janë të konfirmuara.
115 aplikues kanë deklaruar se s’janë ata që figurojnë në data bazë. Ahmeti njoftoi se 8466 persona nuk e kanë hapur telefonin, por se janë në proces e sipër për provuar t’i kontaktojnë sërish. Për këtë punë janë shtuar linja telefonike dhe tani janë në funksion 33 linja telefonike. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve Sipas organizatës për mbrojtjen e pacientëve në Cyrih, janë dokumentuar më shumë se 40 raste që... -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese













