Lajme
Mjekët shqiptarë, thirrje Evropës: Ndihmoni Shqipërinë me vaksina
Federata e mjekëve shqiptarë në Evropë i ka dërguar një letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe Ambasadorit Soreca, ku kërkon që Bashkimi Evropian të sigurojë një sasi vaksinash edhe për Shqipërinë.
Në letër thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria, po bëjnë një luftë të madhe për të frenuar përhapjen e Covid-19, por kjo luftë është e vështirë të fitohet pa ndihmën e vaksinave.
“Trevat shqiptare, për shumë arsye, kanë vështirësi në gjetjen e vaksinave, tregu është i komplikuar dhe kërkesat janë të mëdha. Numri i vaksinave që kanë mbërritur në Shqipëri është i ulët dhe nuk mund të ndihmojë në ecurinë pozitive të luftës ndaj Covid-19 dhe në sigurimin e mbrojtjes së popullatës”, thuhet në letrën drejtuar Von Der Leyen dhe ambasadorit Soreca, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Federata e mjekëve shqiptarë në Evropë i kërkon presidentes së Komisionit Evropian, që të rishikojë vendimin e unionit dhe të ndihmojë me një sasi vaksinash edhe Ballkanin Perëndimor.
“Ju lutemi të rishikoni pozicionin tuaj dhe shikoni mundësinë për të siguruar që vendet më pak të zhvilluara dhe me të ardhura të ulëta të Evropës juglindore të kenë mundësinë për të siguruar dozat e nevojshme të vaksinës kundër Covid-19 për të vaksinuar grupet prioritare në popullatat e tyre përkatëse”, thuhet në letrën e nënshkruar nga 21 mjekë shqiptarë në Evropë.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













