Lajme
Austri: Shkollat, dyqanet dhe sallonet e bukurisë hapen, gastronomia mbetet e mbyllur
Qeveria austriake të hënën ka rënë dakord për zbutjen e një pjese të masave që do të hyjë në fuqi nga 8 shkurti
Ka mbetur edhe një javë. Të hënën, me 8 shkurt, qeveria austriake do të bëjë një “lehtësim të butë” pas bllokimit të tretë, i cili filloi nga data 26 dhjetor.
Nga data 8 shkurt do të hapen shkollat, dyqanet tregtare, muzetë, bibliotekat dhe kopshtet zoologjikë, ndërkohë gastronomia do të vazhdon të mbetet e mbyllur.
Kjo është bërë e ditur sot nga mediat austriake pak para se kancelari Kurz të mbante konferencën për shtyp, njofton albinfo.at
Kufizimet e daljes vazhdojnë të mbeten në fuqi nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Dyqanët tregtare do të hapen
Secili person që do të jetë brenda një dyqani është i obliguar të jetë i pajisur me maskën FFP2 dhe për secilin konsumator novojitet hapësirë prej 20 metrash katrorë.
Këto rregullore duhet të zbatohen po ashtu edhe për muzetë, bibliotekat dhe kopshtet zoologjike.
Po ashtu nga data 8 shkurt, lejohen të hapen edhe sallonet e bukurisë duke përfshirë këtu frizerët, sallonet e estetikës, etj. Por, secili klient në hyrje është i obliguar të tregojë një test negativ i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 48 orë, shkruajnë mediat austriake përcjell albinfo.at.
Shkollat rifillojnë mësimin në klasa
Edhe shkollat do të hapen sërish. Në shkollat e ulëta dhe të larta, nga data 8 shkurt, mësimi do të bëhet me ndërrime.
Sidoqoftë, vetëm ata që mund të testohen nga koronavirusi lejohen të jenë të pranishëm në mësim, të tjerët që nuk dëshirojnë të testohen, do të zhvillojnë mësim në distancë.
Testet e koronavirusit për nxënës do të zhvillohen në shkollë dhe këto do të mbahen 1 deri në 2 herë në javë.
Edhe mësuesit e kanë të obliguar të testohen çdo javë.
Të martën në orën 9:00 të mëngjesit Ministri i Arsimit Heinz Fassman do të mbajë një konferencë për shtyp dhe do të tregojë detajet e procesit mësimor.
Gastronomia mbetet e mbyllur
Të gjitha lokalet e gastronomisë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura. Edhe hotelet dhe ambientet e aktiviteteve të kohës së lirë, po ashtu.
Përveç kësaj do të vazhdohet me rregulla të ashpra dhe kontrolle edhe më të forta kufitare për të parandaluar përhapjen e mutacionit të ri.
Organizimet private nuk lejohen
Organizimet në sektorin privat nuk do të lejohen të mbahen. Për momentin qeveria lejon vetëm takime në maksimum të dy familjeve (deri në 4 persona). Prandaj organizimet private, party-t janë të ndaluara.
Nëse rregullorja për bartjen e maskës FFP2 nuk zbatohet, atëherë do të merrni një gjobë prej 90 eurosh (në vend të 25 eurove të mëparshme).
Qeveria austriake ka deklaruar se më 15 shkurt do të mbajë edhe një konferencë për shtyp për të treguar situatën dhe për të parë nesë janë krijuar kushtet për hapa të tjerë drejt lehtësimit të masave.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? Në Zvicër, do të penalizoheni nëse nuk paraqiteni në vizitën tuaj të planifikuar te mjeku nëse... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana












