Lajme
Zbutja e masave në Itali shton frikën për rritje të infektimeve
Zbutja e kufizimeve të koronavirusit në Itali, nga e hëna, ka shtuar shqetësimet me ekspertët që parashikojnë një rritje të infektimeve gjatë javëve të ardhshme.
16 nga 20 rajonet italiane klasifikohen tani si zona të verdha, me rrezik të ulët, çka do të thotë që baret dhe restorantet mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 18.00 dhe njerëzit mund të udhëtojnë më lirshëm brenda rajoneve të tyre.
Katër rajonet e mbetura, mes të cilave Umbria, Sicilia, Pulia dhe Sardenja, klasifikohen si zona portokalli, me më shumë rregulla, bashkë me provincën autonome të Bolzanos.
Ndalim qarkullimi nga ora 22.00 deri në 5 të mëngjesit mbetet në fuqi në të gjithë vendin ashtu si edhe ndalimi i udhëtimeve ndër rajonale me përjashtim të rasteve për punë dhe emergjenca, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Shkollat fillore dhe kopshtet në Itali u rihapën më herët në janar ndërsa nga e hëna 50 për qind e nxënësve të gjimnazit në të gjithë rajonet, përveç Sicilisë, u rikthyen në klasa.
Valter Ricciardi, një shkencëtar që këshillon ministrinë e shëndetësisë, tha se ndërsa izolimi si ai i pranverës së shkuar nuk është i nevojshëm, ai do të preferonte që i gjithë vendi të ishte nën kufizimet më të rrepta të zonës së kuqe. Ekspertët janë të shqetësuar pasi kanë parë imazhet e turmave të njerëzve në dyqane dhe qendra tregtare gjatë fundjavës.
Ricardi parashikon se zbutja e kufizimeve do të cojë në një rritje të infektimeve brenda dy apo tre javëve. Trendi i kësaj pandemie tani është i parashikueshëm – tha ai. është e rëndësishme të evitohen tubimet por unë shoh që sugjerimet e thjeshta nuk janë të mjaftueshme. Qeveria ka qenë nën presion për të zbutur kufizimet nga ana e bizneseve ndërsa mësuesit dhe nxënësit në Itali kanë protestuar kundër mësimit online.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













