Lajme
Ekspertët francezë: Masat ekzistuese të pamjaftueshme për frenimin e varianteve të Covid-19
Zyrtarët francezë të Shëndetësisë shprehën sot shqetësimin në rritje për variantet më ngjitëse të COVID-19 dhe paralajmëruan se masat ekzistuese mund të mos jenë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e tyre.
“Masa më të ashpra janë, ndoshta, të domosdoshme”, tha Remy Salomon, presidenti i Komisionit Mjekësor në operatorin spitalor të Parisit “AP-HP” për transmetuesin “Franceinfo”.
“Unë e kuptoj se një bllokim i ri është një vendim i vështirë, por përhapja e llojeve më virulente, të zbuluara së pari në BM dhe gjetkë, shpejt do të na çojnë në një rritje eksponenciale të numrave të rasteve”, shtoi ai.
Franca po përgatitej për një bllokim të ri të plotë javën e kaluar, por kryeministri Jean Castex njoftoi në vend të kësaj një ndalim policor më të rreptë në mbarë vendin dhe kufizime të ashpra udhëtimi
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













