Lajme
Gjermania planifikon lehtësimin e masave anti-Covid
Gjermania njoftoi të enjten se ka të dhëna inkurajuese që numri i personave të shtruar në spitale në rrezik për jetën sa vjen e po ulet.
“Krahasuar me dhjetorin, situata është më pak serioze. Numri i pacientëve me Covid-19 në dhjetor ishte shumë më i lartë”, tha Dr. Lorenz Nowak i Kujdesit Intensiv.
“Problemi më urgjent tani është efekti i izolimit nga variantet e reja të koronavirusit”, tha Dr.Wolfgang Gesierich.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, informoi se mund të lehtësohen masat anticovid përpara pranverës.
Nga nëntori vendi ka mbyllur baret, restorantet dhe hapësirat kulturore e sportive, ndërsa pas shkollave, në janar aplikoi edhe rregulla më të rrepta për maskat.
“Nuk mund të qëndrojmë gjithë dimrin të izoluar. Nuk do e toleronim aspak mirë si shoqëri”, tha Spahn.
Gjatë ditës, Gjermania raportoi mbi 14 mijë raste të reja me koronavirus, ndërsa më shumë se 780 jetë të tjera të humbura e afruan në 60 mijë bilancin total të viktimave.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













