Lajme
Bie për 50% numri i pacientëve në kujdesin intensiv në spitalet zvicerane
Në krahasim me muajin nëntor, kur qe raportuar kulmi i pandemisë në Zvicër, numri i tanishëm i rasteve paraqitet i përgjysmuar
Në kohën e fillimit të këtij viti në spitalet zvicerane ishin të zënë 40 për qind e të gjithë shtretërve të kujdesit intensiv, me pacientë të koronavirusit. Ndërkohë kemi “vetëm” 27 për qind të shtretërve të përmendur, të zënë.
Me gjithë trendin e mirë, ende nuk ka arsye për t`u “çliruar” pasi që numri në fjalë mund të rritet përsëri.
Aktualisht 264 pacientë me koronavirus janë të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve zvicerane, shkruan blick.ch. Ndërsa në fillim të vitit ishin 410 të tillë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në krahasim me muajin nëntor, kur qe raportuar kulmi i pandemisë në Zvicër, numri i tanishëm i rasteve paraqitet i përgjysmuar.
Por kjo nuk jep arsye për “çlirim” ose neglizhim. Në këtë javë javë BAG ka raportuar për herë të parë që nga dhjetori, vlerën R (reprodukuese) prej më shumë se 1. Kjo tregon se vuse virusi po përhapet jashtëzakonisht shpejt dhe, rrjedhimisht mund të pritet rritje e shpejtë e numrit të shtrimeve në spitale.
Veç kësaj, numri i mutacioneve të reja të koronës, që përhapen dukshëm më shpejt tanimë ka arritur në 20% të të gjitha infeksioneve.
Ndërsa në Britaninë e Madhe, ku këto mutacione kanë filluar disa javë më parë, ato përbëjnë tashmë afër 100% të të gjitha infeksioneve, përcjell albinfo.öch. Prandaj, një zhvillim i ngjashëm mund të pritet edhe në Zvicër.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














