Lajme
Itali, miratohet trajtimi me antitrupa kundër Covid-19
Italia do të përshpejtojë procesin për të miratuar trajtimet me antitrupa, për përdorim për disa pacientë me Covid-19, tha të shtunën ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Ministri tha se kishte nënshkruar një dekret për të administruar trajtime të bazuara në antitrupa monoklonalë, të cilët janë kryesisht antitrupa të modifikuar gjenetikisht, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Agjencia Italiane e Barnave, AIFA, dhe këshilli shtetëror i shëndetit kishin hapur gjithashtu dritën jeshile për trajtimet.
“Pra, së bashku me vaksinat, ne kemi një shans shtesë për të luftuar Covid-19”, shkroi ministri.
AIFA ka thënë se situata e urgjencës do të thoshte se trajtime të tilla mund t’u ofroheshin pacientëve mbi moshën 12 vjeç, megjithë mungesën e të dhënave dhe pasigurinë në lidhje me përfitimin nga barna të tilla.
Trajtimi duhet t’u ofrohet personave të infektuar që nuk janë në spital, kanë një formë të butë deri të moderuar të Covid-19 dhe rrezikojnë përkeqësimin e gjendjes së tyre.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi në fillim të shkurtit se kishte filluar testimin e ilaçit REGN-COV2 (Regeneron) për përdorim kundër Covid-19, megjithëse disa virologë kanë shuar shpresat se ky është një trajtim perfekt.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










