Lajme
Masat kufizuese në Europë, ashpërsim në Danimarkë e Austri, lehtësim në Poloni e Francë
Rreth 600 persona mbushën rrugët e Kopenhagenit, duke mbajtur objekte piroteknike për të protestuar kundër masave anti-COVID të marra nga qeveria, përfshirë atë për “pasaportën e vaksinimit”.
Pasi u mblodhën para Parlamentit, demonstruesit marshuan nëpër qendrën e qytetit për më shumë se 2 orë.
Grekët ishin më të qetë. Rrugët dhe sheshet në kryeqytetin Athinë ishin të boshatisura mbrëmjen e së shtunës, kur një shtetrrethim kundër përhapjes së COVID hyri në fuqi, raportin Eurinews, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria greke njoftoi të premten një shtetrrethim të ri në Atika dhe dy rajone të tjera, që do të qëndrojë në fuqi të paktën deri më 15 shkurt.
Në Austri, qeveria do të zbatojë rregulla të reja për dyqanet, përfshirë supermarketet, duke nisur nga e hëna, vetëm 1 klient për 20 m katrorë.
Të hënën, shërbime si sallonet e bukurisë do të mund të vizitohen të pajisur me një test negativ.
Qeveria polake njoftoi ndërkohë të premten se do të lehtësojë disa nga masat kufizuese.
Pronarët e hoteleve dhe resorteve të skive, por edhe turistët e mirëpritën këtë vendim. Polonia do të rihapë hotelet, qendrat e argëtimit dhe pistat sportive më 12 shkurt. Lehtësimi i masave do të jetë në fuqi për 2 javë.
Ndërkohë, teleferikët e dëborës në Francë do të mbeten të mbyllur përgjatë shkurtit, edhe pse pistat e skive do të jenë të hapura.
Aktualisht Franca nuk ndodhet në izolim total dhe në teori njerëzit janë të lirë të vizitojnë resorte e të qëndrojnë në hotele, por teleferikët janë mbyllur duke zbehur sezonin.
Ndërkohë, ndërprerja dyjavore e shkollave nisi të shtunën në disa pjesë të vendit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













