Lajme
Pfizer/Biontech funksionon edhe kundër varianteve të reja të koronavirusit!
Sipas studimit, është treguar në laborator se gjaku i 20 personave të vaksinuar me vaksinën në fjalë ka neutralizuar mutacionet kryesore të varianteve të koronavirusit nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut
Më në fund, një lajm i mirë për të vaksinuarit.
Sipas një studimi laboratorik, vaksina e koronavirusit, e prodhuar nga Biontech dhe Pfizer është efektive po ashtu edhe kundër varianteve të reja të Sars-CoV-2 që u shfaqën për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut.
Të dhënat nga studimi janë botuar në revistën e njohur shkencore “Nature Medicine”, transmeton albinbfo.ch. Sipas studimit, është treguar në laborator se gjaku i 20 personave të vaksinuar me vaksinën në fjalë ka neutralizuar mutacionet kryesore të varianteve të koronavirusit nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut.
Dhe, kjo do të thotë se në gjak kishte mjaft antitrupa neutralizues.
Të dhënat e studimit nga Pfizer dhe Universiteti i Teksasit janë bërë të njohura për herë të parë në fund të janarit. Në atë kohë, Biontech dhe Pfizer kishin theksuar se rezultatet nuk sugjeronin nevojën për një vaksinë të re kundër varianteve të reja.
Tani pajtohen edhe ekspertët e pavarur
Në ndërkohë, ekspertët e jashtëm gjithashtu kanë ekzaminuar rezultatet, kështu që tani e gjitha është botuar në revistën “Medicine Medicine”, përcjell albinfo.ch. Aty thuhet, ndër të tjera, se për të mësuar edhe më shumë rreth efektit të vaksinës kundër varianteve të virusit tani janë të nevojshme të dhënat klinike.
Zhvillimi në vazhdimësi i Sars-CoV-2 bën të domosdoshëm monitorimin e vazhdueshëm të variacioneve dhe të efektivitetit të vaksinave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














