Lajme
Përfaqësuesit e VV-së në KQZ akuzojnë Dakën për humbje kredibiliteti
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sërish me mospajtime ndërmjet anëtarëve të këtij institucioni.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së, Alim Rama, ka thënë se është i shqetësuar përse anëtarëve të KQZ-së po i pengon procedimi i pakove me fletëvotime që vijnë edhe të shtunën, transmeton Kosovapress, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha se video-mesazhi për t’u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk duhet të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin dhe që e konsideron veten person të urryer.
“Një video që e kundërshtova në Këshillin për Informim Publik, ka të bëjë se ju, kryesuese, keni deklaruar para një jave që jeni personi më i urryer në Kosovë. Prandaj, mua nuk po më duket e arsyeshme që tash video-ftesa të vijë nga një person, i cili ka humbur kredibilitetin. Kështu që unë kisha kërkuar që KQZ-ja si e tërë ta bëjë ftesën kolektive për të ftuar votuesin në zgjedhje”, tha Rama.
Ndaj kësaj deklarate të përfaqësuesit të VV-së ka reaguar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“A e keni pyetur ndonjë herë veten pse kam deklaruar ashtu”, theksoi Daka.
Rama duke iu përgjigjur Dakës tha se arsyeja humbjes së kredibilitetit është kundërshtimi i procedimit të pakove nga diaspora për të shtunën.
“Po, më parë votuat mos me ia lejuar qytetarëve me u numëruar votat të shtunën dhe mos me i marrë parasysh pakot të shtunën. Tash ju mundeni me shkuar”, tha ai.
Pas kësaj Daka bashkë me anëtarët e tjerë të këtij institucioni e lëshuan sallën dhe braktisën mbledhjen e KQZ-së.
Reagime për mbylljen e mbledhjes në këtë mënyrë pati edhe nga anëtari tjetër i KQZ-së nga radhët e VV-së, Sami Kurteshi.
“Kjo është mënyrë qyqare e mbylljes së një mbledhjeje”, tha Kurteshi.
Ndërsa, në mbledhjen e sotme të KQZ-së është thënë se deri në ditën e djeshme nga diaspora në KQZ kanë arritur 5 mijë e 754 pako me fletëvotime.
Megjithatë, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, në mbledhjen e sotme tha se në këto pako mund të ketë më shumë fletëvotime.
Ahmetaj ka treguar se ato po mbahen në Ministrinë e Infrastrukturës me një siguri të lartë, derisa ka shtuar se në ditën e zgjedhjeve këto pako do të dërgohen në QNR për trajtim dhe numërim.
“Vendi ku do të mbahen të gjitha këto dërgesa është në hapësirën e Ministrisë së Infrastrukturës. Vendi është i siguruar mirë, kemi katër kamera funksionale në hapësirën e brendshme, dhe një kamerë e cila e siguron hapësirën e jashtme. Sigurisht që është edhe policia e Kosovës që bën sigurimin e objektit. Sot pritet t’i marrim dërgesa edhe nga dy posta të tjera, njëra prej tyre është DHL. Më 6 shkurt janë pranuar 2 mijë e 776 pako me fletëvotime nga posta e shpejtë DHL, më 8 shkurt janë pranuar 2 mijë e 799 pako nga qendra tranzitore e postës dhe 179 pako nga posta numër 6, ku gjithsejtë janë 5 mijë e 754 pako me fletëvotime, ndërsa brenda pakove mund të ketë më shumë zarfe. Sekretariati parasheh që më datën 14 shkurt të bëhet transferimi i dërgesave nga vendi i mbajtjes në QNR, ku do të bëhet edhe vlerësimi i pakove”, tha Ahmetaj.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë akredituar edhe mbi 6 mijë vëzhgues nga disa subjekte politike, media dhe OJQ. Ndërsa, numri total deri tash i vëzhguesve të akredituar ka arritur rreth 30 mijë për monitorimin e zgjedhjeve më 14 shkurt.
KQZ sot ka miratuar edhe dokumentin “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës 2009-2019”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












