Lajme
Shqipëri: Edi Rama paralajmëron shtrëngim të masave anti-Covid
Kryeministri i Shaipërisë Edi Rama paralajmëroi shtrëngim të masave anti-Covid, pas rritjes së shifrve të infektimeve ditëve të fundit, shkruan Albinfo.ch.
Gjatë një konference për media kreu i qeverisë theksoi se nesër do të mblidhet Komiteti i Ekspertëve për të diskutuar për masat e reja që priten të vendosen.
“Ne nuk ndalojmë dot jetën e përditshme të njerëzve. Ua thashë edhe dje, nuk mundemi të rrimë dot të gjithë brenda dhe presim që të iki virusi. Virusi ikën me vaksinën. Çështja është sa do të jenë njerëzit respektues ndaj masave. Do të ketë një shtrëngim të masave. Nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve”, theksoi Rama.
“Ne do presim konkluzionet, ata po diskutojnë, janë të shqetësuar. Këtu thelbi është që duhet të zbatohen masat që janë. Nëse njësitë tregtare zbatojnë protokollet, nëse njerëzit vënë maskën, ora policore respektohen, lokalet nuk vazhdojnë ahengun, gjërat janë në rregull”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














