Lajme
Lara Gut Behrami kapet nga kamera duke sharë organizatorin e garës
Problemi është se e gjitha është kapur nga kamera e SRF. Mbetet e paqartë nëse 29-vjeçarja e dinte që po filmohej
Ndërsa ishte në pritje të Kupës së Botës Super-G për femra, favoritja e garës, Lara Gut-Behrami sërish ka “shpërthyer” kundër drejtuesve të garës, në Crans-Montana, Zvicër.
Një kamerë ka kapur deklarimin e saj me fjalë banale, shkruan 20minuten.ch.
Fillimi i Kupës Botërore të Grave Super G është shtyrë disa herë të martën pasdite (sot). Për disa garuese, pritja dhe pasiguria duket se u ka sosur durimin, tranmseton albinfo.ch. Kjo vlen sidomos me sa duket për favoriten e artë, Lara Gut-Behrami.
“Atëherë unë duhet të shkoj t’i kërkoj falje presidentit dhe t’i them atij se pjerrësia është e mirë, apo jo?” “Më puth b…! “. Kështu i është drejtuar Gut-Behrami një anëtari të ekipit, paksa në tallje.
Por problemi është se e gjitha është kapur nga kamera e SRF, përcjell albinfo.ch. Mbetet e paqartë nëse 29-vjeçarja e dinte që po filmohej.
“Pistat, në gjendje të neveritshme”
Por kundër kujt është drejtuar pakënaqësia e fitueses së 30 fishtë të Kupës së Botës?. Me “president” në këtë rast mund të nënkuptohet vetëm Marius Robyr, i cili është në fakt president i garës së Kupës së Botës në Crans-Montana.
Gut-Behrami kishte kritikuar ashpër gjendjen e pistës përpara garës në shtëpi, qysh në mes të janarit. “Pista është në gjendje të neveritshme”, kishte thënë ajo në atë kohë.
Nuk dihet ende se si organizata “Swiss-Ski” komenton sjelljen e garueses së saj.
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 «Frauen-Nati» është zgjedhur fjala zvicerane e vitit 2025 nga Zürcher Hochschule für Angewandte Wissenschaften (ZHAW). Në... -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional -
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër -
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it













