Lajme
Gjermania kundërshton Kosovën lidhur me hapjen e ambasadës në Jerusalem
Gjermania ka treguar edhe zyrtarisht se nuk i qëndron krah Kosovës në vendosjen e Ambasadës kosovare në Jerusalem.
Qëndrimin për këtë e kanë dhënë shkurt e qartë nga zyra e Kancelares Angela Merkel, njofton Klan Kosova.
”Qeveria e Gjermanisë e përgëzon Kosovën për njohjen nga Izraeli. Në të njëjtën kohë ne e sjellim në vëmendje qëndrimin unik që e ka Bashkimi Europian në lidhje me kryeqytetin e Izraelit dhe për këtë arsye të gjitha ambasadat e BE-së janë të vendosura në Tel Aviv”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë nga Berlini, përcjell Albinfo.ch.
Para një jave vetëm një ditë pas nënshkrimit të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Izraelit një zëdhënës i Bashkimit Europian tha se bartja e përfaqësisë diplomatike të Kosovës në qytetin e shenjtë nuk është në pajtim me aspiratat integruese të vendit.
BE-ja brenda vetes ka një problem të madh në raport me Prishtinës zyrtare.
Nga 27 vende anëtare pesë prej tyre nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur e sovran.
Faruk Ajeti nga Instituti Austriak për marrëdhënie ndërkombëtare në Vjenë, thekson se vendet aspirante për anëtarësim në BE duhet të përshtatin politikat e tyre të jashtme me ato të Brukselit.
Por, sipas tij Europa në krejt këtë histori po tregon standarde të dyfishta karshi Kosovës kjo pasi që një vend i vogël siç është ajo nuk mund të ketë aq ndikim në skenën ndërkombëtare.
Njohja Kosovë-Izrael është derivat i zotimeve të nënshkruara për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












