Lajme
Bllokohen për disa orë në teleferik, shpëtimi u vjen nga helikopteri
Teleferiku ka ndaluar papritmas kur freri i emergjencës është aktivizuar në një teleferik tjetër, paralel
Në Lungern OW të gjithë udhëtarët u desh të evakuoheshin nga një teleferik i bllokuar. Bllokimi kishte zgjatur disa orë.
Policia e kantonit Obwalden ka konfirmuar një raport përkatës nga gazeta “Blick”.
Sipas shërbimit për shpëtim Rega, në bord ndodheshin 27 persona, transmeton albinfo.ch. Në ndërkohë, aksioni i shpëtimit ka përfunduar dhe kështu, të gjithë udhëtarët janë përsëri në siguri.
Një person i shpëtuar thotë për 20 minuten për tronditjen që kanë pësuar. Ai kishte marrë teleferikun në mëngjes për të bërë një shëtitje nëpër dëborë.
Teleferiku ka ndaluar papritmas kur freri i emergjencës është aktivizuar në një teleferik tjetër, paralel.
Pasagjerët kanë pësuar tronditje por pasi qendra ka kontaktuar me telefon në teleferik, gjendja ishte relaksuar.
Tani, pasi rreziku ka kaluar, në retrospektivë kjo mbetet kryesisht një përvojë interesante: “Kështu kam fituar një fluturim falas me helikopter”, thotë njëri nga dëshmitarët.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














