Kosova
Kosnett: I takon popullit të Kosovës të vendosë për qeverinë e re
Në një prononcim ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se i takon popullit të Kosovës që të vendosë se si do të duket Qeveria e re e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit të jenë të lira dhe të sigurta.
“SHBA-ja është e përkushtuar që të shohë zgjedhje të lira, fer dhe të sigurta. Por, nëse dikush u thotë se SHBA-ja ka ndonjë rezultat të parapëlqyer, kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ne jemi të përkushtuar për të parë zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta, por vetëm popullit të Kosovës i takon që të vendosë se si do të duket qeveria e re e këtij vendi”, tha Kosnett për mediat në Prishtinë, pas vizitës që i bëri Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ambasadori Kosnett po ashtu inkurajoi qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit.
Në Kosovë, të dielën po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1.794.862 qytetarë.
Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.
Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.
Në këto zgjedhjet është thënë se do të votohet vetëm me dokumente të Kosovës.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona Zvicra dominon tregun global të pronave luksoze... -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve?













