Lajme
Gjermania mbyll kufijtë për këto shtete
Informacionet e fundit nga autoritetet gjermane tregojnë se shteti gjerman mbylli pjesërisht kufijtë e saj me Republikën Çeke dhe Tirolin austriak të dielën për shkak të përhapjes së llojeve të reja të koronavirusit, pavarësisht nga dënimet e një veprimi të tillë nga Bashkimi Evropian.
Thuhet se mijëra oficerë policie janë mobilizuar për kontrolle të rrepta kufitare, duke kujtuar ditët e para të pandemisë, kur anëtarët e BE-së mbyllën kufijtë e tyre. Në vendkalimin Kiefersfelden në Bavarinë jugore, oficerët e policisë me jelekë të verdhë ndalojnë çdo automjet që vjen nga Austria, transmeton albinfo.ch.
Referuar rregullave të reja, të cilat janë në fuqi deri më 17 shkurt, ju mund të hyni në Gjermani vetëm me një test negativ për koronavirus.
“Përjashtimet janë për punëtorët në sektorët e shëndetësisë dhe transportit dhe për arsye urgjente humanitare”, tha Ministria e Brendshme e Gjermanisë.
Hekurudha gjermane Deutsche Bahn ka pezulluar shërbimet e saj për dhe nga zonat e prekura.
Po ashtu, thuhet se në Aeroportin e Frankfurtit, më i madhi në vend, policia federale kontrolloi të dielën pasagjerët që mbërrinin nga Vjena dhe Praga. Qëllimi i kufizimeve është të ngadalësojnë përhapjen e llojeve të reja dhe më ngjitëse të koronavirusit që janë shfaqur në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut dhe kanë shkaktuar vatrat e reja përgjatë kufirit çek dhe në Tirolin austriak. Qeveria e kancelares Angela Merkel kohët e fundit zgjati mbylljen e pjesshme të Gjermanisë deri më 7 mars nga frika e llojeve të reja, edhe pse numri i infeksioneve ditore ka rënë në javët e fundit.Në Republikën Çeke, tri rajone, përfshirë dy afër kufirit gjerman, janë mbyllur për shkak të përhapjes së llojit britanik të koronavirusit.Kushdo që largohet nga Tiroli austriak duhet të paraqesë një test negativ të koronavirusit për shkak të një rritje të infeksioneve të shoqëruara me llojin e Afrikës së Jugut. Vendpushimet e skive në Austri janë të hapura për vendasit, por skiatorë të huaj ende po vijnë.Kryeministri bavarez Markus Soeder tha se kishte frikë nga shfaqja e një
“Ischgl të dytë”, një referencë për vendpushimin austriak të skive që ishte në qendër të COVID-19 vitin e kaluar dhe kontribuoi në përhapjen e koronavirusit në Evropë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%
















