Lajme
Suedi: Masa më të ashpra kundër një vale të tretë të mundshme të COVID-19
Qeveria suedeze paraqiti sot disa propozime që do të sjellin mbylljen e përkohshme të qendrave tregtare, palestrave dhe vendeve të tjera mes frikës për një valë të tretë të mundshme të pandemisë së COVID-19.
Propozimet ishin në përputhje me kompetencat e zgjeruara përkohësisht dhe u konsideruan të nevojshme që të ekzistojnë nëse vendi goditet nga një valë e tretë, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Ne jemi të shqetësuar për situatën. Është e pasigurt se si do të zhvillohet dhe ekziston rreziku për një valë të tretë”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Lena Hallengren, në një konferencë shtypi.
Propozimet e reja do të përfshijnë tregje ose vende shërbimi ku distancimi social është i vështirë, përfshirë parukeritë, palestrat dhe qendra noti, si edhe restorantet.
Autoritetet lokale mund të ndalojnë, gjithashtu, hyrjen në vende ku mund të ndodhin grumbullime, si parqet publike.
Qeveria shpresonte që, pas shqyrtimit, propozimet të jenë në fuqi deri më 11 mars
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













