Kuriozitete
Volvo klasike, me super modelin e saj në treg
Modeli Volvo P1800 ishte aq i dëshirueshëm saqë thjesht duhej të kthehej, por jo në garazhin e koleksionistëve, por në pistën e mbuluar nga dëbora në Suedi, në vendin e tij të lindjes, përcjell albinfo.ch.
Modeli P1800 është një nga veturat me dizajnin më të mirë, jo vetëm brenda Volvo, as në Evropë, por në gjithë historinë e automobilave.
Edhe sot, dekada pas ndërprerjes së prodhimit, ajo ngjall admirim duke na kujtuar me nostalgji një kohë kur LED-të nuk ishin arritja maksimale e projektuesve, dhe një makinë individuale mund të njihej nga një distancë e madhe, transmeton Telegrafi, përcjell albinfol.ch.
P1800 është rikthyer vërtet, falë Cyan Racing.
Modeli i rimishëruar është një rivendosje e vërtetë me një bollëk zgjidhjesh të përparuara teknologjikisht, por në të njëjtën kohë pa ndihma elektronike. Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ai doli në rrugën e mbuluar nga bora.
“Qëllimi ynë është të bëjmë një makinë me një dizajn bazë që lejon shoferin të dijë kufijtë e saj, në vend që të mbështetet në ndihmat elektronike si shumica e makinave moderne super sportive. E gjitha ka të bëjë me reagimin e motorit, ekuilibrin e shasisë dhe peshën e ulët, duke e bërë makinën të gjallë dhe argëtuese”, shpjegon Mattias Evensson, shefi i zhvillimit të kësaj makine.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve














