Kosova
Pandemia dhe remitencat, raport nga Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë ka prezantuar botimin e saj të fundit me studime për remitancat, të titulluar “Pandemia dhe remitencat”. Rritja e remitencave përfaqëson një zhvillim shumë pozitiv për ekonominë shqiptare, pasi ato luajnë një rol kritik për anëtarët e familjeve të emigrantëve që kanë qëndruar në vendet e origjinës, transmeton albinfo.ch.
Në periudhën janar-shtator 2020, vlera e dërgesave të parave arriti në 471 milionë euro ose rreth 50 milionë euro (rreth 10%) më pak se në vitin 2019.
Së pari, këto transferime mund të ndihmojnë shumë familje të zbusin goditjet e pafavorshme makroekonomike, pasi disa prej tyre mund të jenë prekur shumë nga shpërthimi i COVID-19 (nga humbja e punës ose nga një rritje e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor). Së dyti, duke marrë parasysh faktin që dërgesat e parave përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të PBB-së, efektin e tyre shumëzues në një ekonomi në vështirësi, ku rrjedhimisht konsumi është i ulët, do të ndihmojë gjithashtu kontekstin makroekonomik. Remitencat ndihmojnë politikën fiskale, duke ndikuar ne shtimin e konsumit në nivelet e PBB-së dhe TVSH-së (Tatimit mbi Vlerën e Shtuar). Ato mbështesin po ashtu sektorin financiar, duke liruar aksesin në kushtet e kredisë, politikën monetare, por edhe tregun e punës, duke dhënë mbështetje për të vetëpunësuarit dhe duke u bërë burim i rëndësishëm financimi për biznesin e vogël. Banka e Shqipërisë, në botimin e saj “Pandemia dhe remitencat”, thekson se “remitencat, në kontekstin e zhvillimeve aktuale ekonomike, mbeten një potencial i madh për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik shqiptar, prandaj ato duhet të karakterizohen dhe trajtohen si resurse dhe si një kategori thelbësore në ekonomi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















