Lajme
Zvicra shënon ulje të rasteve aktive
Të dhënat e fundit në Zvicër
Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore zvicerane tregojnë se nga rastet e para me koronavirus, e deri tani në total Zvicra ka 547,775 infektime, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse thuhet se situata është e mirëmenaxhuar, kohët e fundit, në shkurt, ka trend uljeje të infektimeve dhe rasteve aktive.
Referuar të dhënave të fundit, në Zvicër ka 42,685 raste aktive me koronavirus, gati dyfish më pak se sa në fillim të këtij vti (janar) sa ishin me mbi 80 mijë raste aktive, transmeton albinfo.ch.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.
Gjatë kësaj jave në Zvicër është raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 495,207 persona.
Kjo rritje e shërimeve, sipas autoriteteve zvicerane, çdoherë e më shumë po vjen si rezultat i trajtimit të duhur dhe kujdesit të stafit mjekësor karshi pacientëve dhe respektimi i masave nga e mbarë popullata, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se Zvicra deri tani ka bërë mbi 4.8 milonë testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.
Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Niset peticion në Zvicër kundër antenave Starlink Kundërshtarët kanë paraqitur një peticion me 14,550 nënshkrime në Bernë duke i kërkuar qeverisë zvicerane të... -
Aeroportet zvicerane shënuan një rekord prej 13.3 milionë pasagjerësh në tremujorin e parë -
Bizneset në Gjenevë paralajmërohen të vendosin barriera para samitit të G7 -
Qasja në Aeroportin e Gjenevës do të jetë e kufizuar në mesin e qershorit -
Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën e punësimit në Zvicër













