Lajme
KQZ deri tani ka refuzuar rreth 5 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga rreth 16,800 zarfe me fletëvotime nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit, që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11,800 sosh, ndërsa janë refuzur rreth 4,950 zarfe me fletëvotime, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, tha në një konferencë shtypi se disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit.
“Shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat i kemi pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës. Ky proces verifikimi do të na ndihmojë të japim përgjigje se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit. Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jovalide”, ka thënë Elezi.
Ai po ashtu tregoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë shënuar progress sa i përket përmbylljes së aktiviteteve të parapara.
“Disa nga aktivitetet që po zhvillohen njëkohësisht këtu në QNR janë: procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike; skanimi i listës përfundimtare të votuesve; dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës”, tha ai.
Elezi u shpreh se nga 2,382 vendvotime janë procesuar në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2,247 vendvotime (94.33%) dhe të dhënat për formularët e kandidatëve për 1,814 vendvotime (76.15%).
“Edhe në skanimin e listës përfundimtare të votuesve, e cila ka shërbyer që votuesit të nënshkruhen në ditën e zgjedhjeve, ka progres të theksuar. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2 292 vendvotime (96.22%). Siç e kemi bërë të ditur ky skanim është i domosdoshëm për të na siguruar nëse ka ose jo raste kur ndonjë votues ka votuar në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”, tha ndër të tjera, Elezi.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014 dhe 2017, kanë marrë pothuajse të njëjtën kohë për t’u përmbyllur. Nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të rezultateve KQZ-së i kanë kaluar 27 ditë më 2014 dhe 28 ditë më 2017. Numri i vendvotimeve të rinumëruara ka qenë 21% – 22% e vendvotimeve.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












