Lajme
Kosovarët japin ushqim falas, pasi Teksasi u godit nga stuhia e borës
Pronarët shqiptarë të restorantit “Bella Italian” kanë shpërndarë ushqim falas.
Kjo pasi që një stuhi e madhe e borës e ka goditur Teksasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç raporton Fox News, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca kanë gatuar 500 racione.
Isufaj në një prononcim për “Fox News” të shtunën tha se ka vendosur ta bëjë për t’ua kthyer nderin klientëve besnikë, pasi që, sipas tij, ata e kanë mbajtur gjallë biznesin e tyre gjatë pandemisë COVID-19.
“Ne kemi nisur të lidhemi më tepër me komunitetin tonë kur na goditi COVID-i. Ata vërtet na kanë përkrahur për në një nivel tjetër”.
“Kur i ftohti rekord goditi Planon, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa energji elektrike, Isufaj dhe Shurreca dëshironin të përkujdeseshin që banorët të kenë së paku ushqim të nxehtë. Ata nuk kishin energji elektrike në shtëpi, kështu që shkuan në restorant për të gatuar për vete dhe vendosën të bënin të njëjtën gjë “për të gjithë të tjerët”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













