Lajme
Pse njerëzit besojnë teoritë e konspiracionit
Pandemia tregon se njerëzit në të gjithë botën janë të ndikueshëm nga lajmet e rreme dhe teoritë e konspiracionit
Por cilat janë arsyet psikologjike për këtë? Dhe a ka njerëz që janë më të prirur për këtë se të tjerët? Jacqueline F. ra pre e një lajmi të rremë në Instagram në vitin 2019.
Oficerët e policisë keqtrajtuan dhe varën protestuesit në stacionet e metrosë në Kili, sipas një fotografie të një artikulli gazete, që u shpërnda në Instagram. Në atë kohë, kilianët protestuan kundër rritjes së çmimeve të biletave të metrosë. “Unë isha plotësisht e tronditur dhe mendova: ‘Çfarë po bëjnë policët?’”, thotë Jacqueline F. duke hedhur vështrimin pas. Ajo ra aksidentalisht pre e një lajmi të rremë, të tjerët duan t’i besojnë dezinformimin dhe teoritë e konspiracionit.
“Kjo varet nga preferencat e mia”, shpjegon studiuesi i konfliktit Andreas Zick, “Unë besoj në mitet konspirative kur kam paraprakisht qëndrime ose stereotipe të caktuara negative.” Stereotipe negative mund të jenë, për shembull, policia, qeveria ose edhe aktivistët në luftë kundër ndryshimit të klimës. Frika luan një rol të madh në këtë mes, thotë pedagogu i psikologjisë Andreas Kappes nga City University në Londër, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ekspertë të tjerë mendojnë se aftësia për të bërë dallimin midis burimeve të mira dhe të këqija luan një rol të rëndësishëm.
Mjaft njerëz sipas tyre, sot janë të prirur të besojnë njësoj si shkencëtarët, ashtu edhe një video që e shohin në Youtube.
Një faktor nxitës gjatë pandemisë është edhe mërzia. Papritmas njerëzit kanë më shumë kohë të shohin në internet një numër të ndryshëm faqesh e grupesh dhe kështu duket sikur i përkasin një komuniteti e nuk janë vetëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet












