Lajme
Frika nga variantet e reja, Italia zgjat kufizimet e udhëtimit
Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë ndalimin e udhëtimeve jo të domosdoshme mes të 20 rajoneve të shtetit fqinj deri më 27 mars, në mesin e frikës që kanë ngjallur variantet e reja të koronavirusit.
Autoritetet italiane po përpiqen të marrin masa për të frenuar përhapjen e mutacioneve, që konsiderohen shumë më infektuese se variant fillestar i koronavirusit.
Zyrtarët vendas thanë se Ministria e Shëndetësisë do të rrisë përpjekjet për vaksinim, duke u kërkuar rajoneve që të përdorin të gjitha dozat që kanë, në vend që t’i ruajnë për dozën e dytë.
Ndalimi i udhëtimeve brenda Italisë hyri në fuqi pak para Festës së Krishtlindjes dhe pritej të përfundonte më 25 shkurt, por zyrtarët druhen se lehtësimi i masave të izolimit mund të rezultojë me raste të reja të infektimit me variantin britanik të koronavirusit, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Një nga vendimet e para të kryeministrit Mario Draghi ishte kufizimi për të vizituar familjen dhe miqtë, duke thënë se nuk lejohen më shumë se dy persona të huaj në një shtëpi. Ndonëse numri i të prekurve me koronavirus nga rënë nga 40,000 në nëntor, në 15,000 tani, shkalla e infektimit dhe përqindja e testeve pozitive është rritur në disa rajone.
Që prej shpërthimit të pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, në Itali janë shënuar 95,718 viktima, shifra më e lartë kjo në Evropë pas Britanisë, dhe e shtata në listën botërore.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












