Lajme
Francë: Masa të reja bllokimi edhe në rajonin verior
Pas bregdetit të Côte d’Azur, qeveria franceze po përgatitet për të marrë masa të reja që synojnë një pjesë të veriut të vendit, ku po vërehet shpërthim i epidemisë COVID-19 për shkak të variantit anglez.
“Me qëllim rajonalizimin e përgjigjes së saj ndaj krizës shëndetësore, qeveria po konsideron masa shtesë frenimi, pas këshillimit me zyrtarë të zgjedhur në qytetin verior”, njoftuan shërbimet e kryeministrit Jean Castex, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, pritet të marrë një vendim të mërkurën.
Një këshill i mbrojtjes shëndetësore do të mbahet gjithashtu në Pallatin Elysee.
I ndodhur në bregdetin verior, përballë Anglisë dhe jo shumë larg kufirit belg, Dunkirk është përballur me një shpërthim epidemie për më shumë se dhjetë ditë, që i atribuohet pranisë më të fortë të variantit britanik, që është më ngjitës.
Rritja arriti kulmin dje me 900 raste për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit, më shumë se katër herë mesatarja e vendit (201).
Të hënën u vendos bllokimi total për dy fundjavat e ardhshme në një pjesë të Côte d’Azur, në juglindje të vendit, ku vetëm daljet njëorëshe do të autorizohen brenda një rrezeje prej 5 km, me një vërtetim për të shkuar te mjeku, për t’u marrë me sport ose për të bërë një shëtitje.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












