Lajme
Varianti britanik i COVID-19 qëndron më gjatë në trup
Varianti britanik i virusit Sars-CoV-2 mund të ketë një transmetueshmëri më të lartë se të tjerët, sepse ky variant qëndron në trup për më gjatë, duke bërë që një pacient të jetë infektues për më gjatë, sugjeron një studim paraprak, ende i pabotuar, nga Universiteti i Harvardit, sipas të cilit karantina aktuale 10-ditore nuk do të ishte më e mjaftueshme për të kufizuar virusin, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Analiza u krye në 65 lojtarë të NBA-së të infektuar me COVID-19, të cilët u testuan çdo ditë gjatë periudhës së izolimit të verës së kaluar.
Midis këtyre, u identifikuan shtatë raste të variantit britanik.
“Për individët e prekur nga varianti, kohëzgjatja mesatare e fazës së përhapjes së virusit ishte 5,3 ditë, ajo e fazës së eliminimit tetë ditë dhe kohëzgjatja mesatare totale e infeksionit ishte 13 ditë”, thanë studiuesit
“Kurse te ata që nuk ishin të infektuar me këtë variant faza e përhapjes ishte 2 ditë, pastrimi 6,2 dhe një kohëzgjatje mesatare prej 8,2 ditë”, krahason studimi.
Sipas ekspertëve, nëse konfirmohet, të dhënat sugjerojnë zgjatjen e karantinës aktuale 10-ditore pas shfaqjes së simptomave, për të shmangur në mënyrë efikase infektimet dytësore.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












