Lajme
Numri i fluturimeve në Zvicër bie në nivelin e viteve `80
Numri i pasagjerëve në vitin 2020 ka rënë për 42 milionë ose 72 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa ai i fluturimeve, për 64%
Aeroportet zvicerane gjatë vitit 2020 kanë regjistruar gjithsej 16.5 milionë pasagjerë që kanë aterruar në Zvicër dhe që kanë marrë rrugë nga Zvicra, përmes trafikut ajror civil, raporton srf.ch.
Këtu përfshihen si fluturimet në trafikun e rregullt, atë të planifikuar ashtu dhe ato charter, shkruan Zyra Federale e Statistikave (BFS) në pasqyrën financiare vjetore të aviacionit civil zviceran.
Kjo do të thotë se numri i pasagjerëve në vitin 2020 ka rënë për 42 milionë ose 72 për qind krahasuar me një vit më parë, transmeton albinfo.ch.
Vlera të tilla të ulëta sikur në vitin 2020 janë regjistruar për herë të fundit në vitet `80 të shekullit të kaluar.
Sikur numri i pasagjerëve, rënie të ndjeshme gjatë vitit 2020 ka pësuar edhe numri i fluturimeve. Gjithsej 166.758 ngritje dhe ulje janë regjistruar gjatë vitit “të pandemisë” gjë tregon për një rënie prej 64 për qind në krahasim me vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Po kështu rënie e theksuar është regjistruar edhe në transportin ajror të mallrave, ku numri i tonëve të transportuar gjatë vitit 2020 në Zvicër dhe nga Zvicra, ka rënë për 40 për qind.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















