Lajme
Ekonomia zvicerane shënoi rritje në tremujorin e fundit të vitit 2020
"Megjithatë, mund të shohim një zhvillim pozitiv në tremujorin e katërt, ndërkohë që shumë ekspertë kishin pritur një minus", ka thënë Scheidegger nga Seco
Gjatë vitit të pandemisë, ekonomia zvicerane nuk ka pësuar rënie aq sa është pritur dhe parashikuar.
Këtë e ka konstatuar në konferencën e sotme për shtyp, Eric Scheidegger, Zëvendës Drejtor, Shef i Drejtorisë së Politikës Ekonomike, në Seco (Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike), shkruan srf.ch.
Seco ka publikuar rezultatet tremujore në fund të vitit të kaluar. Pandemia dhe mënyra se si është trajtuar ajo reflektohet gjatë vitit, transmeton albinfo.ch. Kështu, kur ashpërsoheshin masat, kishte një zhvillim më të ulët ndërsa kur masat zbuteshin, kishim një zhvillim më të mirë.
Lajmi i mirë në tërë këtë është se “përkundër të gjithave, mund të shohim një zhvillim pozitiv në tremujorin e katërt, ndërkohë që shumë ekspertë kishin pritur një minus”, ka thënë Scheidegger nga Seco.
Por çfarë pritet për më tej? “Duhet të presim që tremujori aktual të sjellë një rënie të zhvillimit ekonomik, por jo të krahasueshëm me tremujorin e parë të vitit të kaluar, sepse masat në degë të ndryshme ekonomike gjithashtu janë zbutur”, thotë Scheidegger.
Duke folur më tutje për tremujorin e fundit të vitit 2020 ai ka theksuar se “vlera e shtuar në fushën e hotelerisë ishte për 20 për qind më e ulët, ajo në lëmin e argëtimit për shtatë për qind, përcjell albinfo.ch. Por për shkak se i gjithë zhvillimi ekonomik – edhe në sektorin industrial – kishte ecuri pozitive, rezultati tëresor në fund ishte pozitiv.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












