Lajme
SHBA ndan 1.9 trilionë dollarë ndihma për të prekurit nga Covid-19
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka kaluar projektligjin në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh, që ka për qëllim ndihmën e amerikanëve të prekur nga pandemia e koronavirusit.
Dy demokratë iu bashkuan republikanëve dhe kundërshtuan këtë ndihmë të propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden. Tani projektligji shkon në Senatin, ku demokratët dhe republikanët kanë numër të njëjtë të ligjvënësve. Një element kyç të këtij legjislacioni është kundërshtuar që ka të bëjë me dyfishimin e pagës minimale në 15 dollarë në orë, përcjell Albinfo.ch.
Pakoja e propozuar nga Biden ka për synim që të rrisë numrin e vaksinimit dhe testimeve kundër sëmundjes COVID-19 dhe të stabilizojë ekonominë.Ky projektligj parasheh ndihmë emergjente financiare për ekonomitë familjare, bizneset e vogla dhe qeveritë shtetërore.
Votimi i këtij projektligji vjen në javën e njëjtë kur SHBA-ja kaloi shifrën prej 500.000 viktimave nga koronavirusi. Presidenti Biden e ka quajtur këtë projektligj si “Plani për Shpëtimin e amerikanëve”, por republikanët thonë se ky projektligj është i mbushur me prioritetet e demokratëve, që nuk janë të lidhura me pandeminë.Për këtë projektligj pritet të votohet në Senat javën e ardhshme.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














