Lajme
Erdogan i bën thirrje Kurtit që ta rishikojë vendimin për Ambasadën në Jerusalem
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke se përveç dialogut Kosovë-Serbi, në tavolinën e kryeministrit do ta gjejë edhe një çështje tjetër, atë të hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Nga Izreaeli e ftojnë që të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës, derisa presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i kërkon ta shmangë një vendim të tillë që, sipas tij, mund t’i shkaktojë dëm të madh Kosovës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë disa urime nga liderë të ndryshëm të botës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit. Dy prej më të rëndësishmeve për nga substanca, janë ajo e kryeministrit të Izraelit, Benyamin Netanyahu dhe ajo e presidentit të Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Express, përcjell Albinfo.ch.
Netanyahu në letrën e tij ka uruar Albin Kurtin, derisa ka theksuar se e mirëpret në Izrael për ta inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem.
Por ndryshe, nga kryeministri izraelit, presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.
Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë, do të bëhej gjëja e dobishme.
“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











