Lajme
Shumica e gjermanëve duan “pasaporta Covid”
Pasaporta Covid po tërheq shumë vëmendje, për shkak të shumë favoreve. Shumica e gjermanëve janë të pajtimit që të pajisen me pasaportën Covid, me qëllim të prezentimit të saj për të hyrë në teatro, palestra, ngjarje sportive dhe për të udhëtuar, transmeton albinfo.ch.
Referuar sipas një studimi të kryer për agjencinë DPA nga kompania YouGov, 16 për qind e të të anketuarve menjëherë votuan për prezentimin e “pasaportës së gjelbërt” në vend, duke ndjekur kështu shembullin e Izraelit, transmeton portali arbresh.info.
Përqindja më e madhe e gjermanëve, 44 për qind, janë pro kësaj pasaportë, por besohet se kjo mund të arrihet vetëm nëse të gjithë qytetarët gjermanë ia dalin të vaksinohen.
Ndërkohë që 35 për qind e pjesëmarrësve në sondazh kundërshtojnë futjen e një pasaporte që do t’u jepte njerëzve të vaksinuar avantazh ndaj atyre të pavaksinuar.
Të dhënat bazohen në një sondazh në internet nga YouGov Deutschland, në të cilin 2.030 të anketuar morën pjesë nga 24 në 26 shkurt, dhe rezultatet janë përfaqësuese të popullsisë gjermane të moshës 18 vjeç e lart.
Izraeli zbuloi “pasaportën e gjelbër” të dielën e kaluar. Një dokument i tillë siguron përfitime të mëdha për ata që janë vaksinuar kundër Covid-19.
Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian ranë dakord të enjtën që të arrihet një marrëveshje mbi pasaportën Covid që pritet të përdoret në Europë, e cila pritet të arrihet gjatë tre muajve të ardhshëm.
Megjithatë, ende është e paqartë se çfarë të drejtash do t’u japin qytetarëve të BE-së këto pasaporta.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













