Lajme
Dy zviceranët nga Winterthur dyshohen për bashkëpunim me terroristin në Vjenë
Pas sulmit terrorist në Vjenë, në nëntor 2020, policia e kantonit të Cyrihut arrestoi dy burra nga Winterthur. Zviceranët e arrestuar (25 dhe 19 vjeç) thuhet se janë të lidhur me sulmin e Vjenës dhe për këtë arsye ata janë ende në paraburgim. Por, deri më tani nuk ka prova të qëndrueshme.
Terroristi i Shtetit Islamik Kujtim F. (20 vjeçar) vrau katër persona në Vjenë më 2 nëntor 2020. Austriaku me rrënjë nga Maqedonia e Veriut, i armatosur rëndë, qëlloi pa dallim mbi njerëzit që ishin duke shijuar një mbrëmje të butë nëntori në tarracat e lokaleve një ditë përpara bllokimit të pjesshëm të Austrisë ndaj masave të koronavirusit”, raporton blick.ch, përcjell albinfo.ch.
Një ditë më vonë, djaloshi nga Winterthur D. (25) dhe B. (19) u arrestuan. Arsyeja: Të dy personat e njihnin vrasësin nga Vjena. Që nga ajo kohë, të dy janë në paraburgim.
Të dy personat kishin vizituar Kujtim F. në verën e vitit 2020
- Ata nuk janë të panjohur për autoritetet zviceranë. 25-vjeçari D. u rrit në kantonin e Cyrihut dhe luajti futboll për një kohë të gjatë. D. është konvertuar në Islam dhe ishte i lidhur mirë në skenën islamike rreth xhamisë An’Nur në Winterthur e cila tani është e mbyllur.
Dyshja kishin qëndruar në Vjenë në verën e vitit 2020, disa muaj para sulmit. Atje, ata u takuan me Kujtim F. dhe fjetën në banesën e tij. Gjithashtu shtrënguan duart me ekstremistët e tjerë, transmeton albinfo.ch
Harta e qytetit me skena krimi të gjetura në celular
Kur dy personat nga Winterthur fu kthyen për në Zvicër, Kujtim F. shkoi në Sllovaki për të blerë municione për armën e tij t1ë tipit kallashnikov. Por pa sukses. Përpjekja për blerje është një tregues për hetuesit se ekziston një lidhje midis D. dhe sulmuesit.
Zvicerani kundërshton teorinë, por hesht krejtësisht në lidhje me pyetjen, se si ai ishte i lidhur me sulmuesin e Vjenës.
Në anën tjetër tashmë hetuesit e kanë një fakt: Ata gjetën video të sulmit në telefonin celular të D., si dhe një foto të një harte të qytetit të Vjenës duke përfshirë vendet e shënuara ku Kujtim F. qëlloi me breshëri armësh.
Dëshmitë e forta se dy zviceranët kishin lidhje të drejtpërdrejta me sulmin në Vjenë mungojnë deri më tash por, ata vazhdojnë të mbesin ende në paraburgim.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla