Lajme
TikTok paguan 92 milionë dollarë për shkelje ligjore me softuerin për njohje të fytyrës
TikTok është pajtuar të paguajë 92 milionë dollarë për të zgjidhur një padi në lidhje me keqpërdorimin e inteligjencës artificial për të gjurmuar dhe ruajtur të dhënat e përdoruesve, raporton BBC.
Një grup ka ngritur padi, duke thënë se ka thyer ligjet me përdorimin e softuerit për njohjen e fytyrës në videot e publikuara nga përdoruesit dhe algoritmet për të identifikuar moshën, gjininë dhe etninë.
Po ashtu është thënë se të dhënat e përdoruesve janë dërguar në Kinë.
TikTok ka mohuar se ka bërë shkelje, por ka thënë se dëshiron të evitojë rastin gjyqësor.
Në rastin është pretenduar se të dhënat nga softueri për njohjen e fytyrës të mbledhura nga TikTok janë përdorur në mes tjerave për të gjurmuar përdoruesit me qëllim shënjestrimin e reklamave.
Nëse marrëveshja pranohet nga gjykata federale, paratë do të ndahen mes përdoruesve të TikTokut me seli në SHBA. Rasti ishte dërguar në Gjykatën Federale në Illinois, që është shumë strikte sa u përket ligjeve për përdorime biometrike.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












