Lajme
Videografi hungarez: Shqipëria, destinacion që na la pa fjalë
– “Duam t’ua dedikojmë këtë film shqiptarëve. Një prej kombeve më të ngrohtë e mikpritës që kam takuar gjatë udhëtimeve të mia”. Kështu shprehet videografi hungarez, Peter Tothit dhe Cecilia Fazekasit, të cilët kanë përmbledhur në një video momentet më të bukura nga udhëtimi i tyre dymujor në Shqipëri, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Ata ftojnë të gjithë turistët që të shohin dhe të eksplorojnë magjinë e kanioneve të Osumit, Alpet shqiptare, Korabin dhe Beratin, mes vendeve që, siç shprehen ata, i kanë lënë pa fjalë.
Në videon të cilën Peter Toth, apo siç njihet në median sociale, @petey_dx e ka publikuar edhe në kanalin e tij të YouTube, thekson se “shpresoj që shumë prej jush ta shikojnë këtë film dhe të vendosin të shkojnë dhe të vizitojnë Shqipërinë”.
Peter dhe Cecilia i falënderojnë shqiptarët për mikpritjen, ndihmën dhe tolerancën e tyre të pahasur, sipas tyre, në vendet e tjera.
Vërtete, shprehet Peter Toth poshtë videos së tij, një prej kombeve më të ngrohtë e mikpritës që kam takuar gjatë udhëtimeve të mia në botë.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut