Lajme
Politikanët shqiptarë të Luginës i kanë këto kërkesa për Albin Kurtin
Në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë ka fituar bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, kryetar i së cilës është Albin Kurti.
“Pjesëmarrja e Luginës së Preshevës në dialog është e domosdoshme. Unë pres prej Qeverisë Kurti 2 që ne te jemi pjesëmarrës në këtë dialog. Për neve nuk është me rëndësi në cilin rang të listës së prioriteteve është, me rëndësi është të jemi në dialog. Për Luginën e Preshevës, dialogu ësahtë me rëndësi, sepse të rinjtë dhe të rejat tona të cilat studiojnë në Kosovë dhe dëshirojnë të punësohen në Komunën e Preshevës është e pamundur, sepse nuk u pranohen diplomat”, ka thënë Arifi, përcjell Albinfo.ch.
Arifi ka insistuar që të mos ketë shkëmbime të territoreve.
“Ne të bashkangjitemi në bazë të referendumit të Republikës së Kosovës, por me disa kushte. Dhe aty kemi qenë në një vijë me Albinin. Kushti numër 1 është që të mos ketë shkëmbim territoresh. Kushti numër 2 është që ndryshimi i kufijve të mos nënkuptojë parcializimin e Luginës. Dhe, mbështetja ndërkombëtare që është kushti numër 3”, thekson Arifi për KosovaPress.
Arifi ka thënë se pret që të jetësohet Fondi Kombëtar i Solidaritetit.
“Paralelisht të forcohet Lugina e Preshevës. Unë pres prej Qeverisë Kurti 2 që të jetësojë jo vetëm në letër, por edhe në praktikë Fondin Kombëtar të Solidaritet, fond i cili përfshin Komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Një fond i cili ka minimum pesë milionë euro, dhe i cili i prek të gjitha sferat e jetës të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Që me mbet kjo luginë gjallë dhe të mbes një luginë që jep perspektive dhe të mos shndërrohet në një Çamëri të dytë. Fondi Kombëtar është obligim politik të Qeverisë Kurti 2”, deklaron ai.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













