Lajme
Lucern: Pezullohet nga puna mjeku që kundërshton masat e koronës
Ai kritikohet se ka shkelur rëndë detyrat profesionale të profesionit të tij. Veç tjerash, nuk ka mbajtur maskë mbrojtëse duke mjekuar pacientët në ordinancë
Kantoni i Lucernit i ka hequr, si masë paraprake, licencën një mjeku i cili kishte kundërshtuar masat mbrojtëse të koronavirusit. Ai kritikohet se ka shkelur rëndë detyrat profesionale të profesionit të tij.
Emisioni “Rundschau” i SRF ka raportuar për tërheqjen e përkohshme të licencës së praktikës, transmeton albinfo.ch. Një zëdhënës i departamentit shëndetësor dhe social ka thënë se nuk do të jepen informacione për detajet e procedurës që po vazhdon.
Mjeku nga Ebikoni (LU) akuzohet se nuk ka mbajtur maskë mbrojtëse duke mjekuar pacientët në ordinancën e tij dhe ka lëshuar leje për mospërdorim të maskës, kur i është kërkuar me shkrim nga pacientët.
Përveç kësaj, ai e kishte frikësuar popullatën me deklarata të pabazuara në lidhje me vaksinimin kundër koronës, përcjell albinfo.ch. Një demonstrim solidarizimi për mjekun do të zhvillohet në qytetin e Lucernit të hënën në mbrëmje.
Policia e Lucernit ka konfirmuar se ishte në dijeni për tubimin e thirrur në mënyrë anonime.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












