Lajme
Italia me hapa të shpejtë drejt zonës së kuqe
E gjithë Italia, përveç Sardenjës, duket se po i afrohet me hapa të shpejtë zonës së kuqe, paralajmëroi sot Guido Bertolaso, këshilltar i presidentit të rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Infektimet janë rritur shumë më shpejt se më parë për shkak të varianteve. Nëse kjo rritje, që u zhvillua në 10-15 ditë, nuk gjen një përshpejtim në përgjigje, ne, ashtu si edhe pjesët e tjera të Italisë, rrezikojmë të mbingarkohemi”, tha presidenti i Emilia-Romagna-s, Stefano Bonaccini, duke shtuar se varianti anglez duket pothuajse si një virus i ri, për sa i përket përhapjes dhe kategorive të moshës.
“Ne duhet t’i kundërvihemi dhe të kufizojmë infektimet me masa më kufizuese, duke u bazuar në të dhënat që na jep sistemi shëndetësor rajonal. Pa masa, kurba do të vazhdojë të rritet”, shto ai.
Sipas tij, krahasuar me herët e mëparshme, kufizimet e zonës klasike portokalli nuk janë më të mjaftueshme, për shkak të mënyrës se si virusi po përhapet me shpejtësi.
Vlerat si në terapitë intensive, ashtu edhe në ato të zakonshme, janë ende nën prag, megjithëse po regjistrojnë një rritje.
Ekspertët paralajmërojnë se, megjithëse dritat e alarmit nuk janë ndezur ende, Italia po përballet me një situatë që tregon se gjërat po përkeqësohen nga dita në ditë
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













