Lajme
Itali: Personat që e kanë kaluar Covid-19 do të marrin vetëm një dozë të vaksinës
Njerëzit që kanë kaluar tashmë koronavirusin në Itali do të marrin vetëm një dozë, në vend të dy dozave që merren zakonisht, ka njoftuar Ministria italiane e Shëndetësisë.
Politika e re do të zbatohet për njerëzit që janë infektuar 3 deri në gjashtë muaj më parë, para se të vaksinohen, raporton BBC, përcjell Albinfo.ch.
“Një dozë e vetme e vaksinës mund të konsiderohet për individët me infeksion të mëparshëm SARS-CoV-2, simptomatik ose asimptomatik”, tha ministria.
Rreth 4.7 milionë doza janë administruar deri më tani në Itali. Dhe vetëm 1.5 milion persona kanë marrë dy doza në vendin me 60 milionë banorë.
Franca dhe Spanja prezantuan të njëjtën qasje muajin e kaluar.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë, njerëzit që kanë kaluar Covid-in kanë krijuar imunitet nga virusi. Një dozë e vetme do të shërbente si një përforcues i këtij imuniteti.
Vendimet vijnë në kohën kur shumë vende europiane po përballen me mungesa të furnizimeve të vaksinave.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













