Futboll
Video: Gabon Xhaka, vetëm barazim për Arsenalin
Ylli shqiptar ka bërë një gabim të rëndë dhe kjo i kushtoi skuadrës së tij
Gabimi i mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka i ka kushtuar me gol skuadrës së tij, Arsenal.
“Topçinjtë” barazuan 1:1 me Burnleyn në xhiron e 27-të të Premier Leagues, përcjell albinfo.ch.
Pierre-Emerick Aubameyang kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 6-të, para se Granit Xhaka në minutën e 39-të të godiste me top Chris Wood dhe topi nga ai të përfundonte në rrjetën e Bernd Lenos.
Në tabelë, pas 27 ndeshjeve Arsenali është i dhjeti me vetëm 38 pikë. Burnley ka 30 pikë me 28 ndeshje të zhvilluara.
Me gabimin që bëri në ndeshjen ndaj Burnleyt, ai u bë futbollisti me më së shumti gabime që kanë kushtuar me gol, në pesë sezonet e fundit. Siç shkruan faqja e specializuar për statistika në futboll OPTA, që nga sezoni 2016-17, Xhaka ka bërë më së shumti gabime që kanë kushtuar me gol, tetë herë, në krahasim me cilindo lojtar tjetër të ligës kryesore në Angli.
https://streamable.com/kxthtc
“I’ve never seen anything like that in Premier League football.” ?
Here’s how the Soccer Saturday panel reacted to Granit Xhaka’s nightmare at the back for Arsenal…? pic.twitter.com/lXOSPwoNEq
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) March 6, 2021
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Farmacistët paralajmërojnë: Disa barna mund të bëhen të rrezikshme gjatë valës së të nxehtit Temperaturat e larta mund të rrisin efektet anësore ose të ulin efektivitetin e disa medikamenteve... -
Zyrtare: Zvicra shpallet vendi më i pëlqyer në botë -
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën -
Vala e të nxehtit po përshpejton shkrirjen e akullnajave në Zvicër -
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë













