Lajme
Tubimi më i madh kundër masave të koronës: 4.000 veta marshojnë në Chur
Sipas policisë së qytetit, mbi 4,000 njerëz kanë marshuar nëpër rrugë, në heshtje. Shumë pjesëmarrës kishin veshur kostume të bardha mbrojtëse
Në Chur, kryeqytetin e Kantonit Graubünden mbi 4,000 njerëz kanë demonstruar të shtunën kundër urdhrave zyrtarë në lidhje me pandeminë e koronës. Ky është tubimi më i madh deri më tani i kësaj natyre.
Tubime të tilla tashmë janë zhvilluar në qytete të tjera zvicerane, por me më pak pjesëmarrje, shkruan agjencia zvicerane e lajmeve SDA.
Shoqata “Protesta e Heshtur” kishte bërë thirrje për një marshim proteste për të kërkuar një qasje adekuate të politikës ndaj koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Demonstratës i ishte dhënë një miratim me kusht nga policia e qytetit Chur. Një nga kushtet për mbajtjen e saj ishte vënia e maskës.
Marshimi paqësor i protestës nëpër qytetin e vjetër të Chur-it ishte mbresëlënës për shkak të gjatësisë së tij. Sipas policisë së qytetit, mbi 4,000 njerëz kanë marshuar nëpër rrugë, në heshtje. Shumë pjesëmarrës kishin veshur kostume të bardha mbrojtëse.
“Nuk na duhet shteti policor”
Gjatë marshimit, demonstruesit kanë shprehën shqetësimet e tyre kryesisht me slogane të shkruara, si: “Qëndroni larg fëmijëve tanë”, “Stop diktaturës”, “Ne nuk kemi nevojë për shtet policor”, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, në tubim janë valvitur flamuj zviceranë.
Takimi ka përfunduar me paraqitjen e disa folësve. Mbi të gjitha, u shpreh kritika ndaj politikës së Këshillit Federal.
Një paraqitje gjithashtu ka bërë edhe deputeti i SVP-së, Ruedi Weber nga Prättigau. Fjalimi i tij mbi situatën e koronës kohët e fundit kishte bërë bujë në parlamentin kantonal të Graubündenit dhe në internet.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport Duke filluar nga kjo e diel, udhëtimi midis Annemasse dhe Aeroportit të Gjenevës merr një nxitje... -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik”













