Kuriozitete
iPhone 13 do të sjellë me vete 1TB hapësirë memorike
Apple së fundi publikoi IPhone 12 Pro, i cili aktualisht arrin në 512 GB hapësirë memorike, por po supozohet se iPhone 13 do të ketë kapacitet memorik deri në 1TB.
Ky lajm është tronditës për të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të kenë kurrë hapësirë të mjaftueshme për aplikacionet ose kujtimet e tyre. Po supozohet që Apple ka në plan të publikojë iPhone 13 me hapësirë deri në 1TB.
Këto supozime po bazohen në një raport të ri nga firma e investimeve Wedbush Securities, të cilët vunë në dukje se iPhone i gjeneratës së ardhshme do të ketë një hapësirë memorike 1TB.
Aktualisht, modelet iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max të Apple ofrojnë deri në 512 GB hapësirë ruajtëse, dhe të dyja janë tashmë mjaft të shtrenjta – ne vetëm mund të imagjinojmë se sa një model iPhone 13 Pro me 1TB do të kushtojë. Sa u përket pajisjeve iOS, Apple ka ofruar një version 1TB të iPad Pro të saj që nga viti 2018, kështu që është plotësisht e besueshme që kjo kompani eventualisht do të ofrojë të njëjtën sasi të hapësirës memorike edhe për iPhone.
Kjo nuk është hera e parë që një iPhone 13 me hapësirë 1TB diskutohet – kanali YouTube Front Page Tech bëri të njëjtin supozim në janar. Sigurisht, ne nuk do ta dimë asgjë derisa Apple të publikojë iPhone 13 më vonë gjatë vitit.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve











