Lajme
Demonstrime spontane në Bernë dhe Cyrih kundër ndalimit të burkës
Fillimisht policia ka lejuar lëvizjen dhe herë pas here e ka shoqëruar atë me policë me uniforma për trazira. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, maksimalisht 15 njerëz lejohen të marrin pjesë në një demonstrim
Pas votimit nga populli, të ndalimit të burkës, në Bernë dhe Cyrih, në orët e mbrëmjes së të dielës pati demonstrata kundër rezultatit të votimit.
Mbi 150 njerëz kanë marshuar nëpër qendrën e qytetit, në Bernë, raporton një korrespodent për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.
Të rinjtë dhe të rejat janë mbledhur në stacionin e trenit për të demonstruar kundër nismës së burkës, transmeton albinfo.ch. Ata më kanë pas marshuar drejt Pallatit Federal.
Fillimisht policia ka lejuar lëvizjen dhe herë pas here e ka shoqëruar atë me policë me uniforma për trazira. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, maksimalisht 15 njerëz lejohen të marrin pjesë në një demonstrim. Sidoqoftë, pjesëmarrësit e tubimit kishin maska mbrojtëse.
Demonstruesit janë tubuar duke ndjekur një thirrje nga grupi anarkist “Bern”. Protesta ishte e drejtuar, ndër të tjera, “kundër shtetit racist, anti-mysliman dhe gjendjes normale seksiste”, siç mund të lexohej në një banderolë.
Edhe në Cyrih, më shumë se 100 të rinj kanë dalë në rrugë në Helvetiaplatz. Protesta nuk është miratuar, njofton policia e qytetit të Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Policia e ka shoqëruar protestën me drita të ndezura, por nuk ka ndërhyrë. Demonstrata është shpërndarë pas një kohe të shkurtër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













