Muzikë
Edicioni i 71-të i Sanremos, Ermal Meta merr vendin e tretë
Itali, në një mbrëmje të gjatë ku gjithçka ndryshoi në momentet e fundit, këngëtari shqiptar Ermal Meta zuri vendin e tretë në edicionin e 71 të Sanremos me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’, shumë e pëlqyer nga publiku, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Maneskin janë fituesit e edicionit të 71 të festivalit Sanremo. Grupi i përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio fituan me këngën ‘Zitti e buona’. Në vendin e dytë u rëndit Fedez dhe Francesca Michielin me ‘Call me name’.
Në skenën e Ariston performuan live 26 këngëtarë, ndërkohë që kënga e Ermal Metës ishte një nga këngët pretendente për çmimin e parë.
Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e Lucio Dalla-s, “Caruso” dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021. Këngëtari, tashmë fitues i festivalit më 2018, i shoqëruar me Fabrizio Moro, i cili u rendit i pesti dhe në Eurovizion, u votua si më i miri nga orkestra.
Fitorja e Maneskin tërhoqi vëmendjne, pasi një grup roku nuk ka qenë shumë i shpeshtë në këtë festival.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











