Lajme
Parisi nuk ka më shtretër në terapitë intensive
Spitalet në kryeqytetin francez dhe zonat përreth tij janë urdhëruar të reduktojnë trajtimet jo Covid në masën 40%, pasi kërkesa për shtretër në terapitë intensive mbërriti pikën kulmore.
Situata epidemiologjike në vend ka pësuar një tjetër përkeqësim në një kohë kur autoritetet franceze janë kritikuar për një fushatë të ngadaltë vaksinimi, teksa niveli i infektimeve mbetet i lartë. Qeveria është përpjekur të shmangë rikthimin e karantinës, duke e bërë të qartë se ajo ka për të qenë “zgjedhja e fundit”, dhe për momentin nuk është në agjendën e ekzekutivit, por gjendja po monitorohet me kujdes dita-ditës.
Kreu i autoritetit rajonal shëndetësor për rajonin e Île de France, u shpreh se situata është tejet e tensionuar. Duhet të veprojmë me urgjencë, tha Aurélien Rousseau, që nënvizoi se përgjatë dy javëve të fundit ka pasur 35 shtrime në ditë në repartet e kujdesit intensiv.
“E gjithë kjo të krijon përshtypjen se sistemi ynë spitalor nuk do ta përballojë dot peshën e do të shembet”, shtoi ai. deri tani në Francë, vetëm 8.4% e popullatës e ka marrë dozën e parë të vaksinës, krahasuar me 34% në Britaninë e Madhe.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














